Mbroje Historin Deklarat, youtube mp3 indir

İzlenme: 692

KF Gostivari 1:2 Shkupi - goli i Brilijant Syla 27 09 2014

Şarkı indir, bedava müzik indir, youtube dönüştürücü

KF Shkupi është fitues në derbin kundër Gostivarit në ndeshje e zhvilluar në Gostivar në kuadër të javës së 7-të në Ligën e Dytë republikane në futboll, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:2 për shkupjanët. Në një atmosferë vërtetë sportive, ku dëshmi për këtë gjë është atmosfera e krijuar në stadium nga ana e të dyja grupeve të tifozëve Kastriotët nga Gostivari dhe Shvercerat të cilët brohoritën dhe mbështeten ekipet e tyre në të njëjtën tribunë.

Gostivari ndaj Shkupit zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në këtë sezon, ku arriti të krijoj shumë raste për gol, por në fund nga gjitha rastet e krijuara Gostivari shfrytëzoi vetëm një, penalltinë e realizuar nga sulmuesi Brilijant Syla në minutën e 76-të, kur e zvogëloi rezultatin në 1:2.

Ekipi i Shkupi shpejtë në pjesën e dytë i shënoi të dy golat, fillimisht Ardijan Nuhiu në minutën e 47 dhe Goran Maznov në minutën e 53.

“Është e vërtetë se ne në pjesën e parë dominuam, krijuam tre-katër raste për shënim mirëpo nuk patëm mundësi ta gjejmë golin. Në fillimin e pjesës së dytë ra koncentrimi i ekipit, pranuam dy gola prej moskujdesi të cilët ndikuan në lojë. Në njëzet minutat e fundit, ekipi e mori vetën pas atij dekoncentrimi, u kthyem në lojë shënuam gol prej penalltie, mirëpo deri në fund të ndeshjes kundërshtari arriti ta mbroje rezultatin dhe rikthehet me tre pikë. Ekipit të Shkupit ia urojmë fitoren, neve na mbetët që të përgatitemi për ndeshjet e radhës që na presin”, tha pas ndeshje, trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Shkupi nga minuta e 86 luajti me një futbollist më pak, pasi që futbollisti Besir Demiri u ndëshkua me karton të kuq.

Për Gostivarin kjo ishte humbja e parë në terren vendas dhe e dyta në sezon, ndërsa për Shkupin e shtata me radhë.

Gostivari vazhdon ta mbaje vendin e tretë në tabelë me 11 pikë, ndërsa Shkupi është në vend të parë me 21 pikë.

Ndeshjen e radhës Gostivari do ta luaj në Kërçovë kundër ekipit të Vëllazërimit me 30 Shtator me fillim në ora 15:30, ndërsa Shkupi në shtëpi e pret ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovin.